Këngëtarja e njohur, Arilena Ara është prej kohësh e lidhur me menaxherin e saj, Popi Kola.
Dyshja nuk i kanë kursyer fotot dhe dedikimet e ëmbla në rrjete sociale, mirëpo kurrë nuk kanë folur publikisht për lidhjen.
Megjithatë Arilena dhe Popi e kanë zyrtarizuar lidhjen dhe këtë e kanë treguar fotot nga festa e ditëlindjes së këngëtares.
Festa ishte organizuar nga Popi dhe ishin të ftuar të gjithë njerëzit e zemrës.
Në një prej fotove, e ëma e Arilenës shihet duke puthur në faqe dhëndrin, çfarë tregon se ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Fotot tjera paraqesin Popin dhe Arilenën, të cilët nuk nguruan ta shfaqnin në publik dashurinë e tyre.
© SYRI.net