“Vjehrri vendosi kamera në dhomë, më shihte zhveshur”- Katër gratë u mbajtën si skllave nga 65-vjeçari kosovar dhe djemtë e tij, rrëfejnë torturat: Qëlloi me armë në dhomë

0
140

Sot është zhvilluar gjyqi ndaj një babai kosovar dhe katër djemve të tij, të cilët akuzohen se mbajtën 4 gra si skllave në banesën e tyre në Zvicër.

Mësohet se ato janë blerë kur ishin adoleshente të moshës 14 deri në 17 vjeç nga vjehrri i tyre Albrim F.*, 65-vjeç për katër djemtë e tij. Mësohet se vajzat janë detyruar të martohen me 4 djemtë e familjes kosovare dhe disa prej tyre janë future ilegalisht në Zvicër.

Kryefamiljari, sipas prokurorisë, i udhëzoi djemtë e tij se si të silleshin me gratë e tyre duke ushtruar dhunën.

Gratë dyshohet se janë rrahur, poshtëruar, kërcënuar me vdekje, izoluar dhe dhunuar vazhdimisht nga familjarët.

Gjatë seancës gjyqësore në Moutier, janë paraqitur 5 të akuzuarit dhe katër gratë që kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Procesi nisi me marrjen në pyetje të të pandehurave. Gjykatësi pyeti njërën nga gratë si po kalon dhe ajo iu përgjigj: “Jam mirë, jam e lumtur që procesi ka nisur. Në të njëjtën kohë, kam frikë edhe për atë që do të vijë”.

Ajo jeton në Zvicër pa letra.

“Kjo është e vështirë. Keni nevojë për një situatë të qëndrueshme. Dy fëmijët e saj filluan shkollën dhe janë të integruar mirë. Takimet e fëmijëve me babain kanë shkuar mirë”, tregon gruaja, e cila tashmë është ndarë nga bashkëshorti.

Ajo tha se skenat e tmerrshme nga e kaluara janë ende në mendjen e saj.

Në gjykatë, njëri nga djemtë nxori disa fotografi familjare dhe tha: “Këto janë foto familjare. Akuzat e bëra nga gratë nuk janë të vërteta”.

vellzer kosovar zvicer gjyq

Ai kërkoi të flasë për mediat, por pasi u konsultua me avokatin, u tërhoq.

E marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, njëra nga gratë u shpreh: “Në Kosovë do të kishte qenë krejt e natyrshme që të studioja inxhinieri elektrike, çdo gjë. Por këtu u kuptua menjëherë se nuk më lejohej të bëja asgjë. Doja të punoja, të arsimohesha. Por kjo nuk ishte kurrë një opsion”.

Ajo tregon në gjykatë se si familja i ka bërë presion: “Kur më goditi vjehrri, doja të largohesha. Më pas më mbyllën derën dhe ma morën fëmijën. Ata thanë se mund të hapja dritaren dhe të hidhesha nga kati i parë. Ata e mbajtën fëmijën, nuk donin që unë të largohesha”.

Edhe bashkëshorti i saj e ka kërcënuar me armë, madje sipas gruas, qëlloi një herë në dhomën e ndenjes.

Gjithashtu akuzoi  vjehrrin se ka monitoruar në dhomën e saj me një videokamerë.

E indinjuar ajo thotë: “Ai mund të më shihte edhe të zhveshur. Por e kuptova. Pashë që kishte vënë diçka në dollap. Ishte një telefon celular që transmetonte imazhe të drejtpërdrejta. Kështu mësoi që unë hapa Snapchat. Nuk më lejohej ta bëja këtë. Më pas ai hoqi çelësin e dhomës”.

Pavarësisht se dëshirave të saj, nuk iu lejua të bënte asgjë në Zvicër.

“Nëse do të doja të notoja në pishinë, duhej t’u kërkoja leje të gjithë familjarëve. Nëse dikush kundërshtonte, nuk më lejonin të shkoja”, tregoi gruaja.

Kur prokurorja e pyeti se si u martua, u përgjigj: “Nuk kisha zgjidhje tjetër. Nëna ime nuk më priste më në shtëpi. Nuk kisha para për Pampers, në fund të fundit kisha një fëmijë të vogël. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të pranoja martesën. Ai gjithashtu më premtoi se gjithçka do të ishte më mirë pas dasmës”.

Në fillim ajo as që e dinte se do të martohej.

“Burri dhe babai i tij më morën në shtëpi në Kosovë. Pastaj na u desh të prisnim njëmbëdhjetë ditë që ata të merrnin dokumentin”.

Kur lindi fëmija i saj i dytë, nuk kishte sigurim shëndetësor, kështu që duhej të shkonte në Kosovë. “Aty paguan një mjek që të kisha një lindje të shpejtë. Isha në muajin e tetë”.

Pse erdhi ajo për herë të dytë në Zvicër? Gruaja shpresoi për një jetë më të mire: “Nënës sime i kanë dhënë 500 euro. Më pas ajo më tha se duhej të kthehesha te burri im. Në fund të fundit, kisha dy fëmijë me të. Burri im dhe babai i tij më premtuan gjithashtu se do të merrja banesën time dhe do të më lejonin të punoja. Unë e besoja këtë në atë kohë”.