Stina e vjeshtës dhe ndryshimi i temperaturave ka rënduar simptomat e infeksioneve por edhe të koronavirusit. Mjekët thonë se shumë fëmijë e të rritur po paraqiten ditët e fundit në qendrat shëndetësore me temperaturë, dhimbje koke dhe kollë. Disa prej tyre rezultojnë me Covid, dhe një pjesë e konsiderueshme kalojnë viroza.
Ndryshimi i stinës ka sjellë edhe një përhapje më të gjerë të virozave në të gjitha grupmoshat e popullatës.
Mjekët pediatër thonë se më të rrezikuar janë fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet, ndërsa mes të dyshuarve për viroza shumë prej tyre rezultojnë me Covid
“Kryesore është varianti Delta i Covidit, por ka laringite, probleme të veshit.”
Burimi kryesor i përhapjes së koronavirusit te kjo grupmoshë, sipas pediatres Sonila Brati, janë prindërit.
“Raste me Covid ka se kemi p;rekje familjare. Prindërit e kërkojnë vetë tu bëhet tamponi fëmijëve.”
Edhe te të rriturit vërehet një shtim i rasteve me simptomat e virozave të stinës, të cilat shpesh ngatërrohen me ato të Covid.
Mjekja, Izabela Xake, thotë se mesatarisht në ditë paraqiten 15 pacientët dhe më e prekur është mosha aktive.
“Janë zakonisht për virozat e stinës, por dalin dhe me ftohje. 40-60% e atyre që referohen për Covid mund të dalin me Covid.”
Në ndryshim nga muajt e kaluar simptomat e virozave, nuk janë më problemet e traktit të tretjes, por temperaturë dhe dhimbje koke.
Sipas mjekëve 10-14 është koha qëndrimit të koronavirusit në një organizëm, ndërsa virozat zgjasin jo më shumë se 5 ditë.
Paraqitja në kohë te mjeku është një mënyrë e mirë për të mos rrezikuar shëndetin.
ora tv