Vjeshta sjell gështenjat, efektet e papara që japin për shëndetin tonë.

0
43
 Dhe vetitë e atyre të egra.
Gështenjat kanë origjinë të vjetër: pema e gështenjës kultivohej nga romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë. Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat
Gështenjat janë të pasura me vitaminë E, yndyra të mira dhe fitosterol: bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën. Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato. Ndër të tjera, vitamina E dhe magnezi janë dëshmuar për parandalimin e problemeve të zemrës: rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve
Gjithashtu të mirat e gështenjave mund të shfrytëzohen edhe për të ndihmuar punën e zorrëve dhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Duke qenë një ushqim i veçante ushqyes, ato rekomandohen edhe në situata stresi. Gjithashtu këshillohet konsumi për ato që vuajnë nga diabeti, koliti, patologji të mëlçisë.