“Vjeshtë” e vogël në qershor/ Meteorologia: Fundjava do të sjellë përmirësim të motit. Ja kur do të rikthehet “vala afrikane”

0
57

Pas temperaturave shumë të larta, vendi ynë është përfshirë nga reshje të shiut. Meteorologia Lajda Porja, tha për ABC News, se edhe dita e nesërme do të jetë e përshirë nga vranësirat dhe reshjet.

Gjithashtu u shpreh se fundjava do të sjellë përmirësim të motit dhe se ditët e fundit të qershorit do të mbyllen me një mot të mirë

“Kemi patur temperatura minimale dhe lagështira shumë el artë në shumë qytete, sidomos Tirana. Reshjet janë tipike, zakonisht janë rrebeshe me intensitet të lartë. Pas çdo periudhe të nxehtë janë të pritshëm reshje të tilla. Pasdite do të kemi zhvillim apo vranësira në zona të caktuara. Edhe nesër situata do të jetë me celula të vogla, ndoshta më të pakta. Dhe fundjava do të sjellë përmirësim të motit. Ndërsa në zonat e izoluara nuk përjashtohet mundësia për breshër. Por nga nesër reshjet do të jenë më të pakta , ndonëse vranësirat do të jenë të pranishme. Mund të theksoj se gjithashtu do të kemi edhe në korrik reshje, pasi pas një faze me temperatura të larta, do të kemi herë pas here reshje. Një “valë afrikane” do të godasë sërish, dhe do të preket edhe vendi ynë, pas datës 5 korrik. Ndërsa ditët e fundit të qershorit do të mbyllen me përmirësim të motit”, tha Lajda Porja.