Presidentja Vjosa Osmani, ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.
Kjo u bë e ditur edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit.
“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës”, tha mes tjerash ai.
Partitë politike kanë mbetur të ndara për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, duke mos arritur një konsensus.
Disa forca politike preferojnë që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa të tjera e favorizojnë datën 28 dhjetor.
Tani, vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve mbetet në dorë të Presidentes Osmani, e cila do të shpallë zyrtarisht datën e procesit zgjedhor.


