Vjosa Osmani u operua në Antalia për të hequr kilogramët e tepërt?

0
108

Një prej gazetave më të mëdha turke “Hurryiet”, ka shkruar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni në Antalia për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas Hurryiet, Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik, është kthyer në Kosovë.

Gazeta ka shkruar se pas operacionit, në faqen e presidentes janë shfaqur fotografitë e saj ku duket vitale dhe ‘fit’, janë shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Sipas sqarimit nga gazeta, operacioni të cilit i është nënshtruar presidentja, ndihmon përafërsisht në 80% të heqjes së kilogramëve. Si rezultat, sasia e konsumuar e ushqimit në mënyrë natyrale ulet, dhe pason humbja rapide e peshës. /GazetaExprss/