Vlerësimi i ‘Eurosport’ për Berat Gjimshitin në fitoren e radhës së Atalantës

0
250

Berat Gjimishiti ishte një nga titullarët e formacionit të trajnerit Gasperini në mbrëmjen e djeshme teksa Atalanta mori fitoren e radhës në shtëpi ndaj Sampdorias.

Bergamaskët fituan me rezultatin 2-0 dhe përkohësisht janë ngjitur në vend të tretë, duke zbritur nga podiumi Interin, që gjithsesi ka një ndeshje më pak.

 

Ndërkohë, Gjimshiti u aktivizua për 52 minuta, që ishin të mjaftueshme për të marrë notën 6 nga vlerësimet e zakonshme të “Eurosport”.

U ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari, edhe pse ishte vetëm ndërhyrja e tij e parë gjatë lojës. Por, gjithsesi deri në minutën e 52-të ia doli sërish të zhvillonte një ndeshje mjaft impenjative”, shkruhej në vlerësimin e “Eurosport” për paraqitjen e Gjimshitit.

© SYRI.net