
Me 39 vota pro Këshilli bashkiak i Shkodrës vendosi sot nxjerrjen e KF Vllaznia në ankand për privatizim 100%.
Mbledhja u zhvillua online për shkak të pandemisë.
Do të jetë bashkia Shkodër që do të ndjekë deri në fund procesin e privatizimit të klubit me të vjetër të futbollit në Shqipëri.
Vlera fillestare me të cilën klubi del në treg është 508 milion lekë.
Pati edhe këshilltarë që e kundërshtuan këtë shume, por shumica e mbrojti duke patur parasysh që klubi ka një borxh të lartë të akumuluar në Tatime që shkon gati 2 miliard lekë.
Ora news
