Vllaznia fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Elbasanit. Verdheblutë e nisën mirë duke shënuar me Qaqin ndërsa në pjesën e dytë, shkodranët bënë përmbysjen e madhe.
Fillimisht Dodaj dhe pas tij Mehdi Çoba shpërthyen festën në “Loro Boriçi” me shkodranët që mbetën në vendin e katërt me 18 pikë.
Egnatia fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut me golin nga penalltia të Regi Lushkjës në minutën e 50. Gjërat për korçarët u vështirësuan dhe më shumë kur Doka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58 pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës.
Ernest Gjoka merr humbjen e parë në krye të Skënderbeut, me korçarët që vazhdojnë të enden në fundin e klasifikimit.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve dhe i merr vendin e parë Partizanit. Në ndeshjen tjetër, Dinamo u ndal në një barazim pa gola nga Laçi në transfertë. (A2 Televizion)