Vlora nën ujë, banorët të revoltuar: Nuk na hapte njeri telefonin

0
32

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pasi moti i keq goditi vendin tonë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.

33 familje të evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre. Pamjet nga situata në qytetin e Vlorës, tregojne qarte rrugë e lagje janë ende nën ujë.

Banorët shprehen të revoltuar me reagimin e Bashkisë së Vlorës. Ata thonë se askush nuk e hapte telefonin për t’u kujtuar për ta.

Ndërkohë ata kërkojnë që autoritetet të vijnë të shohin dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Një nga banorët është shprehur se dje kemi kaluar situatë paniku nga reshjet e shumta, uji sipas saj ka hyrë në shtëpi ku e ka mbushur dhe me inerte.

VIDEO/ Vlora nën ujë, banorët të revoltuar: Nuk na hapte

Ata janë shprehur se pushteti lokal i ka lënë në mëshirë të fatit dhe nuk u është gjendur pranë, ndërsa kërkojnë që të vijën dhe të vlerësojnë dëmet.

“Kemi flerë natën jashtë pasi kishim frikë nga uji i rrëmbyer që vinte nga lart. Asnjeri se hapte telefonin dhe nuk na përgjigjej.

Nuk kemi ujë pasi është mbytur pusi i ujit. Duhet që bashkia të vijë dhe të na vlerësojë dëmet që na janë bërë.”, shprehet banorja. /SyriTv