VLORA PA DRITA! Investimi në rrjetin e ujësjellësit dëmton linjat elektrike, mbeten 300 abonentë në errësirë në Lungomare

0
2

Investimi në rrjetin e ujësjellësit dëmton linjat elektrike, 300 abonentë pa drita në Lungomare

Në zonën e Lungomares në Vlorë ka pasur sërish probleme me furnizimin me energji elektrike mbrëmjen e së martës.

Investimi i rrjetit të ujësjellësit ka dëmtuar sërish linjat elektrike duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në Lungomare. Ndërkohë pas konstatimit të defektit kanë shkuar grupet e OSSHE për rikuperimin e energjisë.

Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që firma e cila po shtron linjat e ujësjellësit, demton kabllot e korrentit duke lënë pa energji elektrike zona të caktuara.