Vlorë, kanosi me armë zjarri bashkëshorten, vihet në pranga 50-vjeçari

0
142

Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (9 gusht 2022) në fshatin Kaninë.

Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi Vasil Halilaj pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit Vasil Halilaj në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë, kanosi me armë zjarri bashkëshorten, vihet në pranga

Ardit Murataj