36-vjeçari Qerim Maraj u shpall në kërkim nga policia pasi plagosi me armë zjarri një 18-vjeçarin Jorgo Runaj.
Nagjarja ndodhi në qytetin e Vlorës mesnatën e sotme (23 gusht).
I plagosuri ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak dyshohet një konflikt për motive të dobëta.
”Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore”, informon policia.
Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ora news