Dy shtetas janë ndaluar nga policia për vjedhje të kryera në disa lokale. Në pranga është arrestuar një 29-vjeçar dhe një nga bashkëpunëtorët e tij. Sipas policisë, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtori tjetër.
Ndërsa 29-vjeçar rezulton i dënuar më parë dhe aktualisht ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për një aksident rrugor me pasojë jetën të ndodhur në vitin 2022.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


