Vodhën televizorë e vegla pune , shpallen në kërkim dy 18-vjeçarët

0
49

Policia në Berat ka shpallur në kërkim dy 18-vjeçarë, pasi akuzohen për vjedhje.

Dy adoleshentët dyshohet se në lagjen “Uznovë” kanë vjedhur dy televizorë dhe vegla pune.

“Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim V. Z., 18 vjeç dhe O. Z., 18 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 15.10.2024, kanë vjedhur në një banesë në lagjen “Uznovë”, 2 televizorë dhe vegla pune”, njofton policia.

(Balkanweb)