Vodhi 640 mijë lekë në vendin e punës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

0
95

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen 640 000 lekë të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Besmir Lurdhi 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.