
Për rastin e ndalimit të grupit të xhirimit, “Stop” solli sot investigimin, që çoi stafin në Elbasan, e për të cilin, prokurorët e përfshirë njoftuan, se ishte një makinë e dyshimtë para prokurorisë. Ngjarja e ka zanafillën në Polis të Elbasanit dhe ka ndodhur më 11 Janar 2018.
Pronari i një sasie të madhe cigaresh, me ndihmën e “Stop” demaskoi zyrtarët e hetimit, të cilët u korruptuan nga i dyshuari kryesor i vjedhjes, Ismail Balla.
Ismail Balla: Jo, s’ka ardhur njeri, ku je ti?
Gazetari: Unë jam rrugës po pashë makinën e televizionit se është bërë nami i zi këtu te Prokuroria, donin të kapnin prokurorin edhe Gentiani më tha: Shko foli, që mos të fliste në telefon!
Ismail Balla: Jo! Unë ika, i thashë çunit aty që nuk është këtu ai.
Gazetari: Po të të pyesin për Gentin mos fol fare.
Ismail Balla: Ta fik fare unë?
Gazetari: Hiqja numrin fshiji biseda çfarë ke bërë, fshiji se ndoshta nuk e di…
Ismail Balla: Se lajmërova çunin, lashë çunin aty: nuk di gjë thuaj, ka ikur ka punët e veta!
Gazetari: Gjithë kryesorja është këtu që po të thanë se këtu është gjithë kleçka se ti e di si e rregullova me dajën se kështu më tha. Nuk e njoh, kaq.
Kur gazetari i shkon Ismail Ballës, ky i fundit thotë se nuk e njeh fare OPGJ-në.
Ismail Balla: As nuk e njoh fare… As kam numër telefoni fare. S’kam punë, lidhje me ta.
Eksperti kriminalist në policinë e Elbasanit i la në ruajtje provën materiale Ismail Ballës, të dyshuarit kryesor. Shkelje e qartë e procedurës.
“Ky ka deklaruar që para dy vjetësh ka shitur mallin në sekuestro. Nëse sot do i kthehemi të investigojmë apo të bëjmë një proces ose një diçka, ne nuk kemi provë materiale”, tha denoncuesi.
Kjo çështje, sipas gazetarit Angjellari, është mbuluar hapur nga Prokuroria e Elbasanit, ku ka kaluar dorën e 8 prokurorëve dhe ka zgjatur rreth 5 vite.
“Sipas ekspertëve të doganave u konstatua se në magazinën e Ismail Ballës u gjetën 4 koli që janë të njëjtat me sasinë, e cila u vodh vetëm disa kohë më përpara në Polis të Elbasanit. Ky fakt duhet të kishte çuar prokurorinë e Elbasanit tek autori kryesor se kush i vodhi këto cigare. Por mbeti enigmë pse prokurorët nuk e pyetën përsëri zotin Balla se ku i bleu këto 4 koli dhe më pas të kishin ndjekur zinxhirin deri në identifikimin e autorit”, tha gazetari. /tvklan.al
