Arrestohet një 35-vjeçar në Fier pasi vodhi disa bizhuteri floriri në një argjendari. Mësohet se pronari i argjendarisë bëri fillimisht denoncimin dhe më pas u bë kapja dhe arrestimi i 35-vjeçarit me inicialet Sh.K.
Bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit është gjetur dhe sekuestruar një varse floriri. Me rastin do të merret Prokuroria e Fierit për detaje të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:
Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.