Një burrë u arrestua për vjedhjen e një këlyshi deveje nga një fermë si dhuratë për të dashurën e tij në ditëlindjen e saj, njoftoi Al Bayan.
Komisari Abdullah Khadim, Drejtori i rajonit të policisë Bur Dubai, tha se djali dhe e dashura e tij vendosën të njoftojnë sikur devenë e kishin gjetur afër fermës së tyre, nga frika se mos vjedhja do të zbulohej.
Ai tha se stacioni i policisë mori një kallëzim për një deve që ishte zhdukur pak orë pasi kishte lindur. Policia dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes, por ai nuk qe në gjendje të gjeten ndonjë provë nga hajduti.
Disa ditë më vonë, policia mori një njoftim nga një burrë i cili tha se kishte gjetur një këlysh deveje para fermës së tij.
Një ekip u dërgua në fshat, por nuk u bind nga historia e atij djali. Policia vendosi të hetojë më tej, pasi distanca midis të dy fermave është 3 kilometra – me një rrugë kryesore midis të dy fermave – dhe një deve e porsalindur nuk do të ishte në gjendje ta përshkonte një distancë të tillë.
Pas marrjes në pyetje të mëtejshme, djali rrëfeu se ishte ai që vodhi devenë, e cila i përket një race të rrallë dhe është shumë e shtrenjtë, në mënyrë që t’ia dhuronte të dashurës për ditëlindje, rrëfeu komisari Abdullah.
Djali shtoi se ai kishte hyrë në fermë natën për ta vjedhur devenë dhe më pas krijoi atë historinë e rreme sikur e gjeti.
Komisari Abdullah tha se policia e ktheu devenë e re tek pronari i saj aktual dhe e denoncoi hajdutin dhe dhe të dashurën e tij në prokurori me akuzën e vjedhjes së devesë dhe dhënies së informacionit të rremë Policisë.
Fax web