Vodhi katër palë këpucë dhe xhupa firmato, arrestohet 47-vjeçarja shqiptare në Itali

0
102

Arrestohet një 47-vjeçare në Itali pasi tentoi të vjedhe në një dyqan.

Ajo

u kap duke vjedhur dhe më pas tentoi  të arratisej duke sulmuar punonjësen e dyqanit dhe duke e rrëzuar në tokë.

 

Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren m e cila ishte e papunë, me akuzën e vjedhjes.

Gruaja ishte futur brenda me një karrocë që përmbante çanta të një marke të njohur veshjesh dhe kishte me vete një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane. veshje të ndryshmë

Ajo arriti të merrte katër palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura duke besuar se do të kapërcente barrierat në dyqanit pa u vënë re.

Por sjellja e saj është vënë re nga një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit, të cilët e kanë ndjekur deri në dalje dhe këtu gruaja parë se nuk kishte zgjidhje në tentativë për tu arratisur ka sulmuar njërin prej të dyve, duke e rrëzuar përtokë.

Menjëherë në vend kanë ndërhyrë agjentët e sigurisë të stacionit ‘’Ponte San Giovanni’’, të alarmuar nga situata, të cilët kanë ndaluar gruan. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.