Mary Margaret Kreuper, një murgeshë në pension, pranoi se kishte thyer betimin e saj duke vjedhur 835 mijë dollarë nga një shkollë ë Kaliforni ku ajo punonte për të financuar lojërat e fatit.
Kreuper, 80 vjeç është arrestuar dhe do të kalojë 1 vit e 1 ditë në burg për “mashtrim.”
“Kam mëkatuar, kam shkelur ligjin dhe nuk kam asnjë justifikim”, tha ajo gjatë dënimit të saj në Los Angeles.
Për më shumë se një dekadë, Kreuper përvetësoi fondet nga shkollimi dhe donacionet për Shkollën Katolike St James, ku ajo ishte drejtoreshë.
Më pas ajo udhëzoi punonjësit e tjerë të shkollës që të “ndryshonin dhe shkatërronin të dhënat financiare” për të mbuluar krimin e saj.
Paratë, të cilat sipas prokurorëve mund të kishin mbuluar tarifat e shkollës për më shumë se një duzinë studentësh, u shpenzuan për lojëra fati në kazino dhe pushime për Kreuper dhe miqtë e saj.
Skema u zbulua gjatë një auditimi pasi Kreuper doli në pension në 2018.
Avokatët e saj thanë se ajo kishte vuajtur nga një sëmundje mendore e cila “e turbulloi gjykimin e saj”.
![Vodhi mbi 830 mijë dollarë për të luajtur në kazino,](https://cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/-640-0--123185610-nun-1644399421.jpg)