Vodhi tuba bakri në spitalin e Elbasanit, arrestohet nga policia

0
279

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit:

-K. Z., 32 vjeç, pasi u kap duke vjedhur disa tuba prej bakri, në ambientet e jashtme të spitalit të Elbasanit;

-R. Z., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi shtetasin Xh. T., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur autobusin me drejtues shtetasin I. Ll.. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Komisariati i Policisë Librazhd:

-arrestoi në flagrancë shtetasin S. G., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. H., 29 vjeç dhe B. H., 32 vjeç (vëllezër), si dhe për shtetasin A. C., 45 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, njëri-tjetrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.