Kryeministri Edi Rama, së fundmi në një intervistë që ka dhënë për The Sunday Times’, ka folur për vonesën e së refugjatëve afganë, në vendin tonë.
Ai është shprehur se evakuimi i qytetarëve të cilët duan të largohen nga vendi i tyre për shkak pas marrjes së pushtetit nga talibanët, nuk po ndodh siç ishte planifikuar.
Kreu i qeverisë shtoi se në Afganistan nuk ka një koordinues dhe se nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh për evakuim, dhe si pas tij kjo është një nga arsyet pse po vonon ardhja e refugjatëve afganë në vendin tonë.
Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten! Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullta. Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar.”– tha Rama.
Rama ka theksuar më tej se 30 vite më parë edhe shqiptarët ishin afganë, pasi u përpoqën që t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.
“Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë. Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë. Për ne është shumë e qartë “Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë! Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne. “- ka thënë ndër të tjera kreu i qeverisë.
Të paktën dy avionë janë planifikuar për tu larguar nga Afganistani drejt Shqipërisë.
Avionët me qytetarët afganë pritet të mbërrijnë sot në Rinas, e diel 22 gusht, bëjnë të ditur burime diplomatike.
Megjithatë situata në Kabul është tepër dinamike dhe situata e sigurisë ndryshon.
Ora tv