Lista e re e barnave me rimbursim për vitin 2023 duhet të ishte miratuar dhe shpërndarë nëpër farmacitë e tregut të hapur që në muajin maj, por kur ka kaluar me shume se gjyma e këtij viti, kjo listë nuk duket gjëkundi dhe askush nuk po punon për hartimin e saj.
Ndërkohë nuk ka asnjë përgjigje as për kompanitë farmaceutike apo distributorët e tyre të cilët duhet të kenë të siguruar barnat në depo sidomos alternativën parë të paktën tre muaj më parë .Kjo është e specifikuar në kontrata që ata kanë me Fondin e detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor i cili rimburson barnat, në mënyrë që të mos krijohen mungesa nëpër farmaci.Por vonesa e listës së re të barnave me rimburism penalizon edhe buxhetin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor pasi në një kohë kur euro ka rënë ndjeshëm karshi monedhës vendase, Fondi i rimburson barnat me vlerën e euros që ishte gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022 . Dhe ky ndryshim është bërë pikërisht në kohën kur duhej të dilte lista e re e barnave.
Në maj të këtij viti është bërë indeksimi i çmimit të barnave .Nëse në maj të vitit 2023 do te dilte lista e re e barnave atëherë do të përllogaritej vlera mesatare e euros për gjashtëmujorin e parë të po këtij viti kur kursi i shkëmbimit të euros me lekun ishte edhe me poshtë se në gjashtëmujorin e dytë të një viti më parë dhe në buxhetin e fondit të rimbursimit mund të kurseheshin më shumë para të cilat mund të përdoreshin për të rimbursuar një sasi më të madhe barnash në dobi të pacientit.
Lista e re e barnave tanimë do të miratohet për 4 muajt e mbetur të këtij viti, shtator deri në dhjetor dhe këmbimi i euro i bie të llogaritet me kursin e këmbimit të gjashte mujorit të dyte të vitit duke nisur nga korriku ku euro pati momente që u barazua me lekun.
Top Channel