
Gazetarja Juela Meçani tha në studion e ‘Quo Vadis’, se shumë politikanë janë duke korruptuar emigrantët, në kuadër të votës së diasporës
Meçani tregoi se në shumë raste, emigrantëve ju kanë shkuar zarfe me 500-700 euro.
Gjithashtu gazetarja nënvizoi se shumë kryetar bashkie nëpër rrethe, kanë korruptuar familje të emigrantëve.
Pjesë nga biseda:
Meçani: Janë bërë presione të frikshme në diasporë.
Borakaj: Edhe me emigrantët?
Meçani: Padiskutim që po. Ata janë në vende që janë në krizë. Njoh shumë njerëz që u ka shkuar çeku me 500 euro, 700 euro. Emigrantët e kanë shumë të lehtë të thonë “po, do t’i jap votën edhe kaq”. Njoh drejtor bashkie nëpër rrethe që kanë korruptuar. Presioni është bërë më i madh. Por, prapë nuk është aq shumë e dëshifrueshme, sepse emigranti mund të gënjejë shumë kollaj, të thotë po, po, por nuk e jep votën. Të përcjell kollaj.
