Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2024 iu deshën 14 orë diskutime për të miratuar 13 projektligjet e fundit, por shumica prej tyre vetëm më votat e mazhorancës.
Një prej tyre e cila shkaktoi debate në sallën e kuvendit si dhe në komisione ishte propozimi i PS për faljen e gjobave për ndërtime pa leje në zonat rurale, masat administrative të Covid-19 si dhe gjobat e Ujësjellës-Kanalizime.
Në parim pozitë-opozitë bashkuan votat për ta miratuar.
Por rrëzimi i amendamentit të grupit të PD për anulimin e detyrimeve të prapambetura për faturat e ujit dhe energjisë bëri që të djathtët të tërhiqeshin në minutën e fundit.
Kjo solli miratimin e ligjit për faljen e gjobave me vetëm 73 kartonat jeshil të socialistëve.
Gjithashtu me votat e PS, u miratua dhe aktin normativ që bën të mundur rikthimin e kësteve të parapaguara nga profesionistët e lirë për tatimin mbi fitimi.
Jo vetëm konferenca e kryetarëve por edhe parlamenti rrëzoi propozimin e depozituar nga Enkelejd Alibeajn për të ngritur komisionin e posaçëm “Pakti për fëmijët”.
Sa i përket rezolutës së PD kundër gjenocidit serb ndaj Kosovës, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali lajmëroi se në parlamentin e përbashkët të premten do të dalin në një deklaratë të përbashkët lidhur me atë çështje.
Seanca e 19 dhjetori mbyll sesionin parlamentar për vitin 2024. 20 janar do të rikthejë deputetët në ulëset e tyre ndërsa deri për zgjedhjet parlamentare të pranverës kanë mbetur vetëm 6 seanca.