Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

0
4

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

GEAR Sh.p.k