Vranë babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan, dëshmia që i fundosi

0
58

jykata e Lartë, me trupë gjykuese të përbërë nga Sandër Simoni, Sokol Binaj dhe Enton Dhimitri, ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Etjen Cani, Klajdi Dokoli dhe Ervis Bardhi, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023.

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion kishte dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan dhe Florenc Çapjan, si edhe Jorgo Lekun, për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir.

Ndërkohë, Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me nga 25 vite heqje lirie, ndërsa Ervis Bardhi me 15 vite burgim.

Ngjarja

Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit 2012 në qytetin e Elbasanit. Sipas hetimeve dhe vendimeve gjyqësore, autorët u futën në banesën e familjes Beqiri dhe i ekzekutuan të dy me armë zjarri, ndërsa ata ndodheshin duke fjetur.

Trupat e pajetë u gjetën brenda banesës, ndërsa krimi tronditi opinionin publik për egërsinë dhe mënyrën e kryerjes. Hetimet zbuluan se vrasja ishte pjesë e një konflikti të rëndë mes grupeve kriminale në Elbasan, duke çuar më pas në arrestimin dhe dënimin e Ardjan dhe Florenc Çapjas, si edhe të bashkëpunëtorëve të tyre.

Rrëfimi i bashkëpuntorit Ervil Bardhi

Në cilësinë e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Ervis Bardhi ka treguar gjatë procesit gjyqësor me detaje të gjithë dinamikën e asaj që ndodhi në mëngjesin e 15 gushtit 2012, kur në një apartament në katin e 5 mbetën të vrarë, babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri.

Bashkëpuntori i prokurorisë ka etiketuar direkt si urdhërues dhe financues të vrasjes, Ardjan dhe Florenc Çapjan, të cilët kanë paguar 50 mijë euro me qëllimin e vetëm për të kryer ekzekutimin e Gentianit.

Ndërsa si autor direkt të vrasjes ai ka akuzuar vetveten dhe Olsi alias Jorgo Lekun, i cili aktualisht ndodhet në Greqi në pritje të ekstradimit.

Bardhi ka rëfyer se me viktimën Gentian Beqiri, është njohur në burgun e Peqinit, pasi aty vinte herë pas herë dhe e takonte një shokun e tij.

“…unë e kam njohur nga sporteli i qelisë. Madje Gentianit, i njihja dhe të dashurën…”-tregon Bardhi.

Sipas tij ai ka qënë në burg si i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”, pasi i kishte dalë krah dhe kishte ndihmuar në një moment, Etien Cani në Elbasan.

Pasi ka dalë nga burgu Bardhi theksoi se: “…isha në kushte të vështira ekonomike. Kam nisur më pas që të bëj transport hashashi me Olsi Lekun në Lazarti. Lënda narkotike shitej në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Gjatë tentativës për të trafikuar një sasi të madhe në drejtim të Zvicrës, na u kap malli dhe ramë gropë. Gjatë asaj periudhe filluan që të më ndjekin. Të njëjtin shqetësim ma shprehu dhe Olsi Leku“.

Në dëshminë e tij dhënë para gjykatës, bashkpuntori i drejtësisë ka rrëfyer takimin e parë që ka bërë me Ardjan dhe Florenc Çapjan. Bardhi ka pohuar se se ka shkuar për ta takuar me Etjen Canin, Klajdi Dokollin dhe Olsi Lekun.

Në atë takim ai pretendon se kanë marrë 2500 euro dhe një pistoletë me silensiator. Ndërsa takimi i dytë ka ndodhur në Krrabë.

” po kthehsha me Olsin për në Elbasan, kur kemi takuar në rrugë Ardian dhe Florenc Capjan. Aty kemi pasur debate, dhe gjatë debateve Ardiani ka thënë, që ata do na ndihmonin me para duke na ofruar 50 mijë euro por në këmbim duhet të vrisnim një person. Në këtë takim, Ardiani më ka thënë që përse takohesh me Gentian Beqirin? Unë i kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit Ardiani, më është drejtuar me fjalët dhe më tha vrasjen do ta bësh ti. U trëmba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja…”.

Ervis Bardhi thekson se kanë bërë disa plane për të kryer vrasjen, por që asnjëri prej tyre nuk u dukej i arsyeshëm. Madje dy ditë para ekzekutimit, Ervisi dhe Olsi Leku, kanë pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit.

“…qëllimi i vizitës me Olsin ishte për të parë sesi do futeshim në shtëpi, me qëllim për të bërë vrasjen…”, ka treguar para gjykatës bashkëpuntori i drejtësisë.

Bashkëpuntori i drejtësisë rrëfeu se ditën kur kanë shkuar për të kryer vrasjen, ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Ai ka treguar se në 15 gusht 2012, Etjen Cani dhe Klajdi Dokolli, po bënin roje poshtë pallatit. Ndërsa ai së bashku me Olsi Lekun, është ngjitur për në banesën e viktimave.

Bardhi pretendon se fillimisht e ka qëlluar me plumb në faqe Gentian Beqirin ndërsa më pas e ka shkrepur armën dhe 3 herë të tjera.

Ndërsa Nezir Beqirin e ka vrarë Olsi Leku duke e mbytur me jastëk pasi e kishte goditur me grusht fillimisht në nofull.

Pas ngjarjes ato janë larguar në drejtime të ndryshme, ndërsa Olsi Leku ka bërë djegien e makinës.

Gjatë zhvillimit të seancës njëri nga të pandehurve kryesorë, Ardian Capja, ka reaguar disa herë duke u shprehur se Ervis Bardhi po gënjen dhe nuk duhet të meret në konsideratë dëshmia e tij.