Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh. Ngjarje e ndodhuir në maj të vitit 2023.
Ergi Karaj u dënuar 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuaese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total ai u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.
Orgito Çarçiu u dënuar për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të v uajë 14 vite burg.
Xhonatan Çekrezi u dënuar nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.
Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykatsa me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Ballina ELBASANI SOT Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, gjykata e Elbasanit jep dënimin për...