Vranë kushëririn/ Dy vëllezërit: Na pë*dhunoi kur ishim në Shqipëri

0
52

Foto ilustruese

Është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë, Enis Loka dhe Aleksandër Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka.

Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës, dy vëllezërit e moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri.

Ata kanë dëshmuar se ishin të vegjël kur Denis Loka i përdhunoi dhe, në momentin që u zhvendosën në Greqi, u përpoqën ta harronin.

Megjithatë, ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur edhe në Greqi.

Kur e panë, sipas dëshmisë, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin.

17-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë ai që ka mundur ta godasë me thikë direkt poshtë qafës kushëririn e tij. Ky i fundit eci zvarrë në rrugën e Patisionit duke kërkuar ndihmë.

Ai është pikasur nga një veturë e policisë rrugore që po kalonte aty dhe polici thirri një ambulancë.

28-vjeçari u dërgua në spitalin Evangelismos, por nuk arriti që të mbijetonte duke humbur jetën.

Pothuajse një orë më vonë dy vëllezërit, së bashku me nënën e tyre, shkuan në stacionin policor të Kypselit dhe pranuan aktin e tyre.

© SYRI.net