Vranësira dhe rënie e lehtë e temperaturave, si paraqitet moti për sot

0
168

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C deri në 37°C.