Shqipëria gjatë paradites pritet të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta të cil;at do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat jugore të vendit. Ndërsa qendra dhe veriu i vendit do të mbeten vetëm nën ndikimin e vranësirave.
Parashikohet që në orët vijuese, të mbiztërojnë kthjellimet në ë gjithë territorin e vendit, por do të jenë të pranishme edhe vranësira të herë pas hershme.
Temperaturat e ajrit o të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat 1 deri në 18 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/orë nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet detare, dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.