Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

0
2

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në veriperëndim e jug, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra lokale në mënyrë të izoluar.