Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

0
138

Orët e para të mëngjesit paraqiten me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë