“Paraditet do të jenë me diell me vranësira të shpeshta dhe pjesën e dytë të ditës, është jugu dhe juglindja që rrezikohen nga rebeshe të izoluara. Ka një përmirsim të dukshëm dita e dielë, ku moti do të jetë i kthjellët në të gjithë ultërsirën perëndimire dhe vijën bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja.
Për të gjithë ata që në planet e tyre të fundjaves është plazhi, edhe këto dy ditë nuk do të jenë të favorshme.
“Nuk është një fundjavë shumë komode për plazh sepse është relativisht freskët. Së dyti uji është i ftohtë dhe do thoja sidomos gjatë kësaj jave është jugu më i rrezikuar nga rreshjet”, tha Porja.
Java e dytë e muajit maj është ajo që do të sjellë shijen e verës. Ku temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme.
“Pas datës 15 maj ka përmirësim më të dukshëm të motit. Prezenca e reshjeve do të jetë më e pakët. Do të kemi më shumë ditë me diell. Nga data 16, 17 do të fillojë ndryshimi i ksaj kurbe dhe rritja e temperaturave ku presim dhe vlera afër 30 gradë”, tha meteorologia.
Javët e fundit, kanë sjellë reshje shiu por dhe në disa zona temperature të larta. Këto luahatje të motit, sipas meteorologëve vijnë si pasojë e ngrohjes globale.