Vranësira në të gjithë vendin, reshje në zonat malore!

0
52

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Reshje të herëpasherëshme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen 15 deri 31°C në zonat malore, 16 deri 32°C në zonat e ulëta dhe 20 deri 34°C në zonat bregdetare.

 

Top Channel