Vrasës i qetë! Këto simptoma tregojnë që mëlçia ju është zmadhuar

0
206

Zmadhimi i mëlçisë kryesisht ndodh për shkak të ekzistimit të sëmundjeve apo të viruseve të caktuara në organizëm!

Këto janë simptomat të cilat ju tregojnë se kur duhet të shkoni te mjeku, transmeton Telegrafi.

Hepatosplenomegalia është sëmundje e zmadhimit të mëlçisë ose shpretkës; si shfaqet kjo sëmundje, cilat janë simptomat dhe si shërohet.

Zmadhimi i mëlçisë kryesisht ndodh për shkak të ekzistimit të sëmundjeve apo viruseve të caktuara në trup siç janë hepatiti C, sëmundja e mëlçisë dhe shtypja e lartë e gjakut, leucemia, HIV, anemia, tirotoksikozat, anemia kronike, sëmundja e kancerit, infeksione të caktuara, madje edhe përjetimi i traumave.

Mjekët theksojnë që nga kjo sëmundje më së shumti janë të rrezikuar diabetikët, personat me kolesterinë të lartë, alkoolistët, ata me predispozita gjenetike dhe personat obezë.

Kur bëhet e zmadhuar mëlçia shfaqen këto simptoma: urina ngjyrë të kafenjtë, stomaku i fryrë, temperatura, kruajtja, verdhëza dhe shfaqja e ngjyrës së verdhë në sy, të pështjellët në stomak, dhembje në pjesën e sipërme të stomakut, lodhje konstante dhe të vjella.

Nëse i keni këto simptoma, urgjentisht shkoni te mjeku, i cili gjendjen e mëlçisë do ta verifikojë me analizën e gjakut, skener, mbase edhe me biopsi.

Kjo sëmundje shërohet me terapi të cilën jua përshkruan mjeku, mirëpo nëse konstatohet që shkaktari i zmadhimit të këtij organi është kanceri, atëherë aplikohet kimioterapia, operacioni dhe transplantimi i mëlçisë, mirëpo çdo gjë varet nga avancimi i sëmundjes.