40-vjeçari Pantelis Nikolatsi ishte fshehur në një parcelë toke në rrugën Evripidou, në qendër të Volosit, pranë shtëpisë ku ai vrau gruan e tij 36-vjeçare para fëmijëve të tij.
fshehur në bar, i rraskapitur dhe i dobët, ai iu dorëzua policisë pa asnjë rezistencë, ndërsa sipas informacioneve nga mediat greke, mbrëmë ai është parë duke ecur jashtë shtëpisë së tij në rrugën Konstanta.
Dëshmitarë thonë se ai vëzhgonte ballkonin e banesës së tij, aty ku vrau nënën e katër fëmijëve të tij.
Një fqinj e gjeti atë duke fjetur në barin e parcelës në rrugën Evripidou sot dhe njoftoi policinë.
Ndërkohë në momentin që ai është vënë në pranga, është dëgjuar duke bërtitur me të madhe se gruaja e tradhtonte, pretendime që ai i nxjerr si justifikim për krimin makabër.
Ai është shoqëruar tashmë në Departamentin e Policisë dhe fëmijët e tij janë njoftuar.