Nëna dhe ish-partneri i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e një djali 18 muajsh pas një nate të mbushur me dhunë, ku pësoi 70 dëmtime në trup.
Pas një gjyqi në Maidstone Crown Court, Sian Hedges, 27 vjeç dhe Jack Benham, 35 vjeç do të përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e foshnjës. Djali u gjet nga autoritet mëngjesin e 28 nëntorit të 2020, ndërkohë që mjekët e ndihmës së parë e kuptuan menjëherë se ai kishte vdekur prej kohës, pasi kishte marrë një ngjyrë blu
Në gjyq u deshën rreth 10 orë për të arritur një vendim unanim fajtor për vrasjen e Alfie. Prokurorja Jennifer Knight KC u kishte thënë juristëve: Është e qartë se ai ishte plagosur qëllimisht në më shumë se një rast. Por sulmi i kryer gjatë natës së 17-28 nëntorit 2020 shkaktoi vdekjen e tij. Të dy ranë dakord të zbatonin një lloj disipline agresive dhe të dhunshme ndaj Alfie, atë natë që rezultoi në vdekjen e tij.
Në gjyq, të dy të pandehurit mohuan të kenë dëmtuar Alfien. Benham, nga Hernhill, Kent, dhe Hedges, nga Yelverton, Devon, do të të dënohet të martën, më 19 dhjetor.
Top Channel