Vrasja 14-vjeçarit në Maliq/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, vihen në pranga tetë persona! Mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit, sherri nisi 1 vit më pare

0
2

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Bëhet me dije se dy 14 vjeçarët viktima Erald Xhejo dhe autori Enedio Guri janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg. Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”. Lidhur me ngjarjen, policia njoftoi sot se ka arrestuat tetë persona, mes tyre babanë dhe xhaxhanë e autorit, të cilët fshehën thikën. Persona e arrestuar për vrasjen në Maliq janë: Enedio Guri autori, Edison Guri, Roland Guri dhe Flori Çela.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen.