Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, dalin fotot e autorëve, postonin me mjete të ndaluara në rrjetet sociale. Askush nuk i parandaloi

0
179

Një krim i rëndë tronditi dy ditë më parë Gramshin, ku një 15-vjeçar u vra me thika nga bashkëmoshatarë të tij, pas një konflikti të ndodhur fillimisht në rrjetet sociale.

Ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është se autorët e mitur, 4 prej tyre të arrestuar nga policia, postonin vazhdimisht në rrjetet sociale me mjete të ndaluara dhe me thirrje për dhunë.

Edhe pse në një moshë aq të re, ata kanë shfaqur akte dhune edhe përmes postimeve në rrjetet sociale, dhe askush përfshirë shkollën apo familjen, nuk ka bërë diçka për t’i ndaluar.

Autori kryesor i vrasjes, i mituri me iniciale O.Ç kishte postuar në ditët e fundit, një foto me doreza, bashkë me një shokun e tij.

Këto doreza, janë po të njëjtat që janë përdorur ditën e ngjarjes së rëndë. Sherri mes të miturve kishte nisur në rrjete sociale dhe fatkeqësisht përfundoi në një tragjedi.

Policia ka arrestuar katër adoleshentët, teksa autori kryesor është shprehur para hetuesve, se Fatjonin e ka vrarë, pasi ai e ka goditur me grusht. Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetin e Gramshit.