Është publikuar ekspertiza e parë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra.
Sipas ekspertëve, i riu ka humbur jetën nga asfiksia, çka përforcon pistën se ai është mbytur me qëllim
Plagët e gjetura në trupin e viktimës janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit në humnerë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore po kryhet nga një grup prej tre mjekësh, të cilët janë angazhuar për të përcaktuar me saktësi rrethanat e vdekjes.
Ndërkohë, në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar.
Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar autorët dhe motivin e krimit.
Mister mbetet mos gjetja e telefonit të viktimës, pasi ende nuk dihet nëse është marrë nga autorët apo ndodhet në automjetin që momentalisht nën ujë.