Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin. Prindërit e viktimës: Drejtësia u vu në vend, por qofshi të mallkuar!

0
2

Pas dy orësh shqyrtimi, Gjykata e Trevisos i dha dënimin maksimal Bujar Fandajt , 40-vjeçarit me origjinë nga Kosova, i cili rrëfeu vrasjen e Vanessa Ballan, 26 vjeç, gruas që ishte shtatzënë në kohën e krimit.

Vrasja ndodhi më 19 dhjetor 2023, në Riese Pio X (Treviso). Salla e gjyqit ishte kapluar nga emocionet, teska prindërit e vajzës shpërthyen në lot kur u lexua vendimi.

“Drejtësia është bërë, por ju jeni të mallkuar për jetë”, bërtitën ata.

Bujar Fandaj, i përfaqësuar nga avokatet Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, mori pjesë në dhënien e vendimit dhe më pas u dërgua përsëri në burg. Më 19 dhjetor, dy vjet më parë, Vanessa Ballan u gjet e vdekur në shtëpi nga partneri i saj me plagë të shumta thike.

Dyshimi u përqendrua menjëherë te Bujari, me të cilin Ballan kishte pasur më parë një lidhje romantike, të cilën ajo e përfundoi në verën e vitit 2023 me vendimin e saj. Një vendim që ai dyshohet se nuk e pranoi dhe për të cilin dyshohet se mori hak.

Pasi hyri në shtëpi duke hapur me forcë një dritare, Bujari e sulmoi gruan e re, nënë e një fëmije 5 vjeç dhe shtatzënë me partnerin e ri, e goditi tetë herë me thikë përpara se të largohej duke u përpjekur të planifikonte arratisjen e tij nga Italia. Burri u arrestua nga karabinierët disa orë më vonë në shtëpinë e tij, ku ai pranoi krimin, megjithëse më vonë u përpoq të mohonte paramendimin.