Vrasja e 46-vjeçarit në Kamëz/ Policia: Makina e autorëve me targa të vjedhura, ja çfarë u gjet brenda saj

0
2

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ekzekutimin e Lulzim Vishës, duke zbuluar se është gjetur makina e përdorur nga autorët. Ndërkohë që brenda saj është gjetur dhe një armë zjarri, që mund të jetë përdorur për vrasjen.

Sakaq, bëhet me dije se targat e automjetit janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Njoftimi i Policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./abcnews.al