Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla! Dëshmon ish-ortaku i arrestuar

0
2

Është zbardhur dëshmia e Xhino Agos, një nga të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan më 30 nëntor. Në deklarimin e tij para hetuesve, Ago ka treguar lëvizjet e tij gjatë ditës së ngjarjes dhe ka mohuar çdo përfshirje në ekzekutimin e biznesmenit, duke sqaruar se deri rreth orës 15:45 kishte qëndruar në shtëpi dhe kishte komunikuar me Mëhallën përmes thirrjeve video në WhatsApp.

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami. Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””.Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë. Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në ËhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”,-ka deklaruar Ago.