Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.
Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje.
Ka rënë në sy dëshmia e familjarëve të Mëhallës të cilët shprehen se kanë lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago. Të njëjtat pretendime që i shprehën edhe familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës.
Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se organi i akuzës bën lidhjen e Xhino Agos me ngjarjen për faktin se makina që u përdor ditën e vrasjes ishte e kompanisë që drejtohej nga Mëhalla e Ago dhe ishte dhënë në përdorim nga ky i fundit në persona të tretë.
Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshën të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.
Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.
Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar.
Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të shpallur ne kërkim.
Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur në vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person i vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip audi në drejtim të Librazhdit.


