Lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka është gjetur një makinë e djegur në fshatin Mirakë në Librazhd.
Kujtojmë se rreth orës 20:35 në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla 43 vjec.
Ngjarja ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.


