Vrasja e biznesmenit Rakip Roli në Kurbin, dënohet me 27 vite burg Llej Lika

0
39

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armbajtës pa leje.Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klauido Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit fillimisht u procedua për moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij  Klauido Gjegji (Beleshi).