Vrasja e çiftit Pasho, gjykata italiane: Elona pjesë e një grupi kriminal, bashkëpunoi për krimin

0
194

Për gjykatësin, Angelo Antonio Pezzuti, Elona Kaleshi e cila akuzohet për vrasjen e prindërve të ish partnerit të saj duhet të qëndrojë në burg, sepse ka rrezikshmëri të lartë në shoqëri. Mediat italiane kanë publikuar vendimin e gjykatës që vendosi për 36-vjeçaren masën “arrest me burg”. Sipas vendimit Kaleshi ka bashkëpunëtore dhe është pjesë e një grupi kriminal.

Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësin, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi  54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një fushë ngjitur me burgun Sollicciano, në periferi të Firences.

Për gjyqtarin ka indikacione serioze faji të 36-vjeçares. Siç thotë ai, Elona ka shtatë dënime për rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim personal, mashtrim dhe vjedhje.

“Ai duhet të mbetet në burg jo vetëm për shkak të rrezikut të arratisjes, por edhe për shkak të rrezikut “konkret dhe aktual” të përsëritjes së krimeve. Sipas gjyqtarit ajo ka: “Marrëdhënie të ngushta me njerëz me një kalibër të rëndësishëm kriminal dhe me sa duket e ka përdorur punën e bashkëpunëtorëve. Për këtë arsye, mund të konsiderohet se, për sa i përket sigurisë ose probabilitetit të lartë, Elona Kaleshi, nëse nuk është e kufizuar në lirinë e saj, do të kryejë prapë  krime nëse ekziston mundësia”.

Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin. Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona. g.v/abcnews.al